Laporta nuk dorëzohet, Barcelona vazhdon të ëndërrojë Julian Alvarezin NULL NULL 01.07.2026 15:56 01.07.2026 15:56 Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se klubi katalanas vazhdon të mbajë gjallë interesimin për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez. “Ne do ta mbajmë këtë ofertë të vlefshme për aq kohë sa e konsiderojmë të arsyeshme. Ata e dinë se cili është vullneti ynë dhe, nëse duan ta realizojnë marrëveshjen, ne do të jemi të kënaqur”, deklaroi Laporta. Ai shtoi se aktualisht Atlético Madrid nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin, pasi sipas tij nuk ka gjetur ende një zëvendësues të denjë. “Në këtë moment Atlético thotë se nuk e shet Álvarezin. Shpresoj që, nëse gjejnë një alternativë, ta shqyrtojnë ofertën tonë”, përfundoi presidenti i Barcelonës.