Pamje nga aksioni kundër krimit të organizuar ku u arrestuan nëntë persona NULL NULL 01.07.2026 14:49 01.07.2026 14:49 Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga operacioni i gjerë kundër krimit të organizuar, i cili u zhvillua nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, me pjesëmarrjen e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Në kuadër të operacionit u arrestuan nëntë persona dhe u bastisën 21 lokacione, ndërsa autoritetet sekuestruan para, automjete, autobotë për derivate, armë, municion dhe prova të tjera materiale. Të arrestuarit me inicialet F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M. dhe G.Q. dyshohen për veprat penale: shpëlarje parash, kontrabandim mallrash në bashkëkryerje, pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, dokumente të rreme lidhur me tatimin dhe shmangie nga tatimi. /Klankosova.tv