Resul Sinani i bashkohet Klan Kosovës NULL NULL 01.07.2026 14:50 01.07.2026 14:50 Moderatori i njohur kosovar, Resul Sinani, i është bashkuar mediumit më të madh në vend, Klan Kosova. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sinani përmes një njoftimi, ku ka paralajmëruar se nga vjeshta do të jetë pjesë e ekranit të televizionit kryesor në Kosovë, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale. “Sot po e filloj një kapitull të ri. Rrugëtimin tim profesional po e vazhdoj në Klan Kosova. Shihemi në vjeshtë,” ka shkruar ai. /Klankosova.tv