Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nisin patrullimet e përbashkëta (VIDEO)

NULL NULL
01.07.2026 14:01
Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nisin patrullimet e përbashkëta
Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nisin patrullimet e përbashkëta

Nga sot kanë nisur patrullimet e përbashkëta të zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit Shqiptar në territorin e Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy policive.

Siç bën të ditur policia në një njoftim, ky angazhim i përbashkët synon forcimin e bashkëpunimit profesional, rritjen e sigurisë rrugore dhe ofrimin e një shërbimi sa më efikas për qytetarët dhe të gjithë përdoruesit e rrugëve, veçanërisht gjatë sezonit veror kur qarkullimi ndërmjet dy vendeve shënon rritje të konsiderueshme.

Patrullimet realizohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë ndërmjet dy policive, duke reflektuar partneritetin e ndërtuar ndër vite dhe angazhimin e përbashkët për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e aksidenteve në trafik dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia e Kosovës vlerëson lart bashkëpunimin me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe mbetet e përkushtuar në zhvillimin e iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në sigurinë e qytetarëve të të dy vendeve”.

Policia e Kosovës njëherësh fton të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit dhe të kontribuojnë në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë, transmeton Klankosova.tv.
lajme të ngjashme