Nagelsmann pritet të vazhdojë te Gjermania deri në vitin 2028 NULL NULL 30.06.2026 13:06 30.06.2026 13:06 Pavarësisht eliminimit befasues nga Paraguaji në 1/16 e finales së Kupës së Botës 2026, Julian Nagelsmann duket se do të mbetet në krye të përfaqësueses së Gjermanisë. Trajneri 38-vjeçar ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe dëshiron të respektojë kontratën e tij, e cila është e vlefshme deri në vitin 2028. Edhe drejtori sportiv i Federatës Gjermane, Rudi Völler, ka shprehur mbështetjen për vazhdimin e punës së Nagelsmannit. “Unë nuk jam nga ata që largohen. Nëse federata dëshiron që të vazhdoj deri në vitin 2028, do ta bëj”, deklaroi Nagelsmann pas eliminimit nga Paraguaji. Vendimi përfundimtar tashmë pritet të merret nga Federata Gjermane e Futbollit. /Klankosova.tvg