Nën ndikimin e drogës, dyshohet se ushtroi dhunë në familje – arrestohet në Prishtinë NULL NULL 30.06.2026 10:09 30.06.2026 10:09 Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje, ndonëse ndaj tij ishte në fuqi një urdhër mbrojtës i lëshuar nga gjykata. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të dielën, më 28 qershor, rreth orës 23:30. I dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se kishte ushtruar dhunë në familje, ndërsa sipas policisë, ai ishte nën ndikimin e substancave narkotike, transmeton Klankosova.tv. Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar për trajtim në Psikiatrinë Emergjente, ku ka pranuar ndihmë mjekësore. Më pas ai është intervistuar nga hetuesit. Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.