Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëmet katastrofike nga tërmetet në Venezuelë, pamjet e dronit

NULL NULL
29.06.2026 09:37
REUTERS

Imazhet e marra nga droni në Venezuelë tregojnë shkallën e dëmeve të shkaktuara në La Guaira pas tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të mërkurën e kaluar.

Në kufi me Distriktin e Kryeqytetit të Venezuelës, i cili përfshin Karakasin, La Guaira ka qenë një nga shtetet më të goditura nga tërmetet e njëpasnjëshme.

Numri i viktimave është konstatuar të jetë 589, kanë raportuar autoritetet në Venezuelë.

Venezuela gjendet në një zonë që është e prirë të përballet me tërmete dhe lëkundjet më të mëdha të tokës në historinë moderne të saj, ndodhën në verilindje, në vitin 1997, kur u vranë 73 persona dhe në Karakas më 1967, kur 236 persona humbën jetën.

Një pamje nga droni tregon ndërtesat e shkatërruara nga tërmetet, në La Guaira, Venezuelë, më 26 qershor 2026.
REUTERS
Një pamje nga droni tregon ndërtesat e shkatërruara nga tërmetet, në La Guaira, Venezuelë, 26 qershor 2026
REUTERS
Një pamje nga droni tregon ndërtesat e shkatërruara nga tërmetet, në La Guaira, Venezuelë, 26 qershor 2026
REUTERS
lajme të ngjashme