Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjithçka nisi nga një përleshje, si erdhi deri te vrasja në Ferizaj?

NULL NULL
28.06.2026 23:44
Foto nga Klan Kosova
Foto nga Klan Kosova

Një rast i rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, ku një person mbeti i vrarë nga arma e zjarrit.

Sipas policisë, deri te vrasja erdhi si pasojë e një përleshjeje, transmeton Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë se rreth orës 22:50, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, ka ndodhur një përleshje ku dyshohet se është përdorur arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj. Sipas informatave të para, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ndërkaq, vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt.

Vritet një person në Ferizaj

lajme të ngjashme