Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

NULL NULL
28.06.2026 23:18
Xhemajl dhe Hasan Mustafaj

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur sonte rreth orës 20:40 në Deçan, ku humbën jetën babai dhe djali i tij.

Sipas njoftimit, stacioni policor në Deçan është njoftuar nga QKMF-ja atje se dy persona, të cilët dyshohej se ishin lënduar nga kontakti me rrymën elektrike, ishin dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Nga hetimet fillestare, dyshohet se viktimat Xhemajl dhe Hasan Mustafaj kishin rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë së tyre.

“Pas dёrgimit nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, nga ekipi mjekёsor rreth orёs 21:20, ёshtё konstatuar vdekja e dy vikimave. Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, viktimat janё dёrguar nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga njёsitet kompetente”, tha policia, transmeton Klankosova.tv.

Këta janë babë e bir që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

lajme të ngjashme