Të shtëna me armë në Ferizaj, dyshohet për një person të plagosur NULL NULL 28.06.2026 23:33 28.06.2026 23:33 Të shtëna me armë raportohet se kanë ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Ferizajt. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje në redaksi, duke pretenduar se si pasojë e incidentit një person ka mbetur i plagosur. Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë ende një konfirmim apo detaje zyrtare.