Një person bie nga shkëmbi gjatë mbledhjes së çajit në malin e Gopeshit NULL NULL 28.06.2026 23:06 28.06.2026 23:06 Foto nga Top Channel Një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është rrëzuar nga një shkëmb në një zonë malore të Maliqit. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në malin e Gopeshit, në njësinë administrative Moglicë. Sipas raportimeve të Top Channel, i lënduari, banor i Gramshit, kishte shkuar në zonë për të mbledhur çaj mali, kur dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar aksidentalisht nga një shkëmb, transmeton Klankosova.tv. Alarmi është dhënë nga një banor i zonës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Në vendngjarje janë nisur grupi hetimor dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe nxjerrjen e të plagosurit nga terreni i vështirë.