Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drini Zeqo emocionon me rrëfimin për divorcin e prindërve: Lashë gjithçka për nënën time

NULL NULL
28.06.2026 14:39

Emisioni Weekend vazhdon të sjell personazhe tejet pozitivë enkas për shikuesit e Klan Kosovës. Radha i erdhi moderatorit të njohur shqiptar Drini Zeqo.

Zeqo foli për sfidat e tij jetësore që ka kaluar, në veçanti divorcin e prindërve të tij.

“Kur je i ri shumë bukur do t’i marrësh ca vendime që gjithë jetën do t’i kujtosh pastaj. Dhe i tillë ka qenë vendimi kur prindërit e mi po ndaheshin, ishin drejt divorcit dhe unë vendosa që të kthehesha nga Gjermania dhe të lija një të ardhme që po krijoja atje, për t’u qëndruar pranë nënës time. Dhe sa herë më duhet të flasë për këtë më ndodh që të prekem edhe patjetër që është një moment emocional. Megjithatë, erdhi shumë natyrshëm. Ajo u ndje shumë mirë në atë moment sepse djali i gjendet pranë”, u shpreh Zeqo në Klan Kosova.

lajme të ngjashme