Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Senegali mposht thellë Irakun, mban gjallë shpresat për nokaut

NULL NULL
26.06.2026 23:31

Senegali ka mundur Irakun 5-0 në xhiron e tretë të grupeve në Kupën e Botës.

Habib Diarra me një, Ismaila Sarr me një, Pape Gueye me dy, dhe Illman Ndiaye me një, ishin ata që dërrmuan Irakun.

Sidoqoftë, këta të fundit luanin me një lojtar më pak që nga minuta e 13-të kur Rebin Sulaka u skuq.

Me këtë fitore të senegalezëve, Skocia është eliminuar pasi ka humbur gjasat për kualifikim nga vendi i tretë, teksa Senegali do të presë nëse ndonjë kombëtare në ditët në vijim do të ketë performancë më të mirë, e që më pas do t’ua mohonte vetë atyre kalimin e grupeve nga vendi i tretë.

lajme të ngjashme