Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Protesta në Lipjan: Qytetarët kërkojnë lirimin e veteranit (VIDEO)

NULL NULL
26.06.2026 20:33

Për t’i ndarë doli e edhe vet u përfshi në një konflikt mes disa personave. Ndaj veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Bekim Meta, pasditen e së premtes doli para trupit gjykues në Lipjan.

Kjo pasi që tri ditë më parë në fshatin Magure, dyshohet se një grup personash të komunitetit rom, kishin sulmuar fqinjin e tij, Skender Shahinin.

Ndërsa Metaj, kishte ndërhyrë për t’i qetësuar palët.

Kësisoj, një grup veteranësh bashkë me qytetarë që besojnë në pafajësinë e ish-luftëtarit u mblodhën para gjykatës për të protestuar duke kërkuar nga organet trajtim të drejtë të rastit.

Kjo pasi që, sipas tyre konflikti ndërmjet të përfshirëve, zanafillën e ka shumë më herët.

Se çfarë ndodhi, e kuptoni më gjerësisht në kronikën në vijim:

lajme të ngjashme