Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Digjet një objekt në Vragoli, Policia jep detaje

NULL NULL
26.06.2026 18:50

Një objekt është përfshirë nga zjarri pasditen e së premtes në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Lajmin  për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin”, thuhet në konfirmimin e Policisë.

Sipas të dhënave fillestare, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Autoritetet kompetente po vazhdojnë ndërhyrjen dhe hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

lajme të ngjashme