Mourinho: Nuk kam ardhur te Reali për t’ua treguar qejfin problematikëve NULL NULL 26.06.2026 17:57 26.06.2026 17:57 Trajneri i ri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë që nuk ka ardhur te ky klub për t’i luftuar problematikët, por për të ndrequr situatën. Këto komente i dha pasi kishte dëgjuar se po vjen për t’ua treguar qejfin atyre, apo për t’i hequr qafe ata. “Kam lexuar që njerëzit thoshin se po vij te Real Madridi për të hequr lojtarë të rëndësishëm që supozohet të kenë pasur probleme vitin e kaluar”, ka thënë Mourinho. “Jo. I dua ata lojtarë. Tani, më duhet të gjej një mënyrë që të kem një skuadër dhe të mos i kemi ato probleme”.