Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje NULL NULL 24.06.2026 18:05 24.06.2026 18:05 Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”. Policia ka publikuar fotografinë e gruas së dyshuar dhe ka bërë apel që kushdo që posedon informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij, të kontaktojë autoritetet. Qytetarët mund të lajmërojnë Policinë e Kosovës përmes numrit të telefonit 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com. /Klankosova.tv