Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori Sotir Stefa NULL NULL 23.06.2026 20:42 23.06.2026 20:42 Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin artistik të Fierit. Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i mirënjohur fierak, Sotir Stefa, një nga figurat më të dashura të skenës dhe humorit qytetar. Për dekada me radhë, ai dha një kontribut të vyer në jetën kulturore dhe artistike të Fierit, duke fituar respektin dhe dashurinë e publikut përmes roleve dhe interpretimeve të tij, shkruan A2. Me talentin e spikatur, përkushtimin ndaj artit dhe thjeshtësinë njerëzore që e karakterizonte, Sotir Stefa la gjurmë të pashlyeshme në memorien e spektatorëve dhe kolegëve. Largimi i tij është një humbje e madhe për artin fierak dhe për të gjithë ata që e njohën e vlerësuan. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetit.