Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gennaro Gattuso rikthehet në Serie A, emërohet trajner i Lazios

NULL NULL
23.06.2026 15:38

Trajneri i njohur italian, Gennaro Gattuso, është rikthyer në Serie A, duke marrë drejtimin e klubit të Romës, SS Lazio.

Ish-trajneri i kombëtares së Italisë është zyrtarizuar në stolin e Lazios, ku do të zëvendësojë trajnerin e mëparshëm, Maurizio Sarri, dhe nga sot pritet të nisë punën me skuadrën kryeqytetase, transmeton Klankosova.tv.

Klubi bardhekaltër ka vendosur t’i besojë drejtimin teknik Gattusos në një moment të rëndësishëm të sezonit, me synimin për të rikthyer stabilitetin dhe rezultatet pozitive.

Gattuso, i njohur për karakterin e tij të fortë si lojtar dhe trajner, ka një karrierë të pasur në pankinë, ku ka drejtuar disa klube evropiane.

Gjatë viteve të fundit, ai ka qenë në krye të skuadrave si Hajduk Split, Olympique de Marseille, Napoli dhe Valencia CF, duke fituar përvojë në kampionate të ndryshme evropiane.

Rikthimi i tij në Serie A shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e trajnerit italian, i cili tani do të kërkojë të lërë gjurmë edhe në stolin e Lazios.

lajme të ngjashme