Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkon në 40 numri i të vdekurve nga moti ekstrem në Francë

NULL NULL
23.06.2026 13:26
Foto nga Yahoo

Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, ka deklaruar se 40 persona janë mbytur në Francë që nga fillimi i valës së të nxehtit të enjten e kaluar.

“Në pjesën më të madhe bëhet fjalë për të rinj”, tha ai gjatë një mbledhjeje urgjente të ministrave, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se “ata janë viktimat e para të krizës me të cilën po përballemi”.

Ky bilanc tragjik lidhet me temperaturat e larta që kanë përfshirë Francën, ku shumë njerëz kanë kërkuar freski në lumenj, liqene dhe zona të tjera ujore, shpesh duke u ekspozuar ndaj rreziqeve të mbytjes. Autoritetet franceze po bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe të vapës ekstreme.

Vala e të nxehtit vret dhjetëra francezë, mbyten duke kërkuar freski në ujëra të rrezikshme

lajme të ngjashme