Këpuca e Artë po çmend Botërorin – Messi, Mbappe apo Haaland, kush e merr fronin? NULL NULL 23.06.2026 13:05 23.06.2026 13:05 Gara për “Këpucën e Artë” në Kampionatin Botëror po vazhdon të rritet në intensitet nga dita në ditë, duke u bërë gjithnjë e më atraktive për tifozët e futbollit. Lionel Messi aktualisht kryeson renditjen me pesë gola të shënuar në dy ndeshje, ndërsa Kylian Mbappe dhe Erling Haaland e ndjekin nga afër me nga katër gola secili. Kjo është vetëm hera e dytë në historinë e Kupës së Botës që tre lojtarë arrijnë të shënojnë katër ose më shumë gola pas dy ndeshjeve, dhe e para që nga viti 1954, transmeton Klankosova.tv. Messi ka vazhduar formën e jashtëzakonshme duke thyer edhe rekordin e golave për Argjentinën në Kupën e Botës në ndeshjen ndaj Austrisë. 38-vjeçari tashmë numëron 18 gola në 28 ndeshje në Botëror, duke i shënuar të pesë golat e Argjentinës në këtë edicion. Nga ana tjetër, transmeton klankosova.tv, Mbappe nuk është shumë prapa. Sulmuesi francez është barazuar me Miroslav Klosen me 16 gola në Kupat e Botës dhe synon të vazhdojë luftën për rekorde dhe për fitimin e mundshëm të “Këpucës së Artë”. Ai u përgjigj me dy gola në fitoren e Francës, duke mbajtur ritmin në garën për kreun e golashënuesve. Edhe Erling Haaland ka vazhduar me paraqitje të forta, duke shënuar dy gola në fitoren e Norvegjisë ndaj Senegalit, që i siguroi kualifikimin tutje. Sulmuesi i Manchester Cityt po konfirmon reputacionin e tij si “makineri golash”, me 59 gola në 52 paraqitje për Norvegjinë. Në diskutim për shpërthim në këtë turne mbetet edhe Harry Kane, i cili ka shënuar dy gola deri më tani në Botëror dhe numëron gjithsej 10 gola në historinë e Kampionateve Botërore me Anglinë. Gara për “Këpucën e Artë” po shihet si një nga më të fortat dhe më emocionueset e viteve të fundit, me yjet më të mëdhenj të futbollit që po garojnë kokë më kokë për titullin e golashënuesit më të mirë. /Klankosova.tv