Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarr në Gjirokatër, rrezikohen banesat – ndërhyjnë zjarrfikësit

NULL NULL
21.06.2026 19:55

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve të Gjirokastrës ka bërë të mundur neutralizimin e një vatre zjarri pranë fshatit Humelicë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e drejtimit të erës, duke rrezikuar një fushë bletësh dhe banesat pranë aksit rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë.

Mirëpo, fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz apo në banesa, ndërsa situata është vënë nën kontroll në kohë nga shërbimet zjarrfikëse.

Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se ndaj pronarit të parcelës ku dyshohet se ka nisur zjarri do të merren masa administrative./abcnews.al

lajme të ngjashme