Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së

NULL NULL
18.06.2026 19:35

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun, që tha se nuk e ka parë deklaratën e amerikanëve për projektin e gazit.

Hoti tha se protestat do ta dëshmojnë seriozitetin e situatës duke lënë të kuptohet se së shpejti do të vijë një tubim qytetar mbi këtë temë.

“Si mund të deklarohet U.D. e Presidentes se nuk e ka parë deklaratën e palës amerikane lidhur me projektin e gazit? Kur të mbushen sheshet me protestues e shihni sa serioze është çështja. Dhe sheshet do të mbushen së shpejti”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndër të tjera, deputeti i zgjedhur i LDK-së tha se qeveria Kurti, ndër vite, ka paralajmërimet e miqve ndërkombëtarë ka tentuar “t’i sulmojë e shpërfillë”.

“Për vite me radhë, kur paralajmërimet kanë ardhur nga miqtë tanë ndërkombëtarë, kemi parë një qasje për t’i minimizuar, për t’i sulmuar ose për t’i shpërfillur”.

Ai tha se është e papranueshme kjo që po bën qeveria në detyrë.

“Serioziteti ndaj një çështje jetike për të ardhmen e vendit tregon se çfarë prioritetesh ka kjo qeverisje. E papranueshme”, u shpreh Avdullah Hoti.

lajme të ngjashme