Hegseth paralajmëron se ShBA mund të rivendosë bllokadë nëse marrëveshja me Iranin nuk mbështetet NULL NULL 18.06.2026 13:57 18.06.2026 13:57 Nëse Irani nuk i përmbahet kushteve të memorandumit, atëherë ShBA-ja është “më se e aftë të rivendos një bllokadë të hekurt”, thotë Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth. SHBA-ja kanë rënë dakord të heqin bllokadën detare e cila ka ndaluar anijet të udhëtojnë drejt ose nga brigjet e Iranit që nga prilli, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar këtë javë. “Nëse Irani nuk bën atë që thotë se do të bëjë”, që është të heqë dorë nga ambiciet e tij për armë bërthamore, atëherë Hegseth thotë se “departamenti i luftës është këtu dhe i përgatitur të rifillojë punën nëse është e nevojshme”. Ai thotë se çdo veprim dhe negociatë ushtarake e ShBA-së do të jetë “e përqendruar” te armët bërthamore të Iranit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Hegseth thotë gjithashtu se ka vende evropiane që janë “të përgatitura të ndërmarrin hapa” dhe të ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit. Por ai i bën thirrje drejtpërdrejt Mbretërisë së Bashkuar që “të përparojë, të bëjë edhe më shumë, të shpenzojë edhe më shumë” – në veçanti, ai thotë se Mbretëria e Bashkuar duhet të ndihmojë ShBA-në nëse ajo kërkon qasje në bazat ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar dhe Diego Garcia.