Historike në Botëror: Tunizia shkarkon trajnerin Sabri Lamouchi vetëm një ndeshje pas startit të turneut NULL NULL 15.06.2026 19:12 15.06.2026 19:12 Federata e Futbollit e Tunizisë ka marrë një vendim befasues, duke shkarkuar përzgjedhësin Sabri Lamouchi vetëm një ditë pas humbjes së thellë 5-1 ndaj Suedisë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Lamouchi bëhet trajneri i parë në histori që shkarkohet pas vetëm një ndeshjeje të drejtuar në një Kampionat Botëror. Ai kishte marrë drejtimin e Tunizisë në janar të këtij viti dhe qëndroi në stol vetëm pesë ndeshje, duke regjistruar një fitore, një barazim dhe tri humbje. Humbja e rëndë ndaj Suedisë ishte pika që derdhi gotën për drejtuesit e federatës, të cilët reaguan menjëherë, pavarësisht se Tunizia ka ende dy ndeshje për të zhvilluar në fazën e grupeve, ndaj Japonisë dhe Holandës. Përkohësisht, ekipin pritet ta udhëheqë Mondher Kebaier. Ky vendim hyn në histori si një precedent i paprecedentë në Kupën e Botës, pasi nuk ka raste të dokumentuara të një trajneri të shkarkuar menjëherë pas ndeshjes së parë të turneut./Klankosova.tv