Tetë artistë bashkohen në “Hani Fest”, Hanin e 2 Robertëve e shndërrojnë në hapësirë kreative NULL NULL 15.06.2026 18:22 15.06.2026 18:22 Edicioni i parë i “Hani Fest – Art n’ven”, do të mbahet nga sot deri më 20 qershor 2026 në Hanin e 2 Robertëve në Prishtinë. Gjatë këtyre ditëve të festivalit, artistët: Adriana Marku Sedaj, Bardhyl Bejtullahu, Bujar Kabashi, Arbër Sahiti, Skënder Boshtrakaj, Arianit Lakna, Fatos Kabashi dhe Gjon Mirdita do ta shndërrojnë Hanin në një hapësirë të gjallë krijimi, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër procesin artistik, zhvillimin e ideve dhe realizimin e veprave në mediume të ndryshme. Në kuadër të këtij edicioni do të ofrohet një eksperiencë unike artistike, ku arti krijohet para syve të publikut, duke përfshirë pikturën, skulpturë, instalacione dhe praktika multidisiplinare, poashtu takime dhe biseda me artistët./Klankosova.tv