Nico Paz pritet të qëndrojë te Como, Mourinho nuk i garanton vendin e titullarit NULL NULL 15.06.2026 17:37 15.06.2026 17:37 E ardhmja e Nico Paz duket se do të vazhdojë te Como edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht interesimit që ka pasur për shërbimet e talentit argjentinas. Sipas raportimeve, Jose Mourinho i ka bërë të qartë lojtarit se nuk mund t’i garantojë statusin e titullarit të padiskutueshëm, një kusht që Paz e konsideron të rëndësishëm për zhvillimin e karrierës së tij. Për këtë arsye, mesfushori argjentinas pritet të mbetet te Como, ku ka më shumë mundësi për të luajtur rregullisht dhe për të vazhduar progresin e tij në futbollin italian./Klankosova.tv