Më në fund, Skocia shënon fitore në Botëror NULL NULL 14.06.2026 09:05 14.06.2026 09:05 Skocia ka arritur fitoren e parë në Kupën e Botës që nga viti 1990, pasi e ka mposhtur Haitin në ndeshjen e parë. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, në ndeshjen e zhvilluar në Boston të SHBA-së, Skocia fitoi 1:0 në kuadër të Grupit C të Botërorit të futbollit. John McGinn e shënoi golin e fitores së madhe në minutën e 28-të. Skocia tani është lidere e grupit me tri pike, derisa Maroku e Brazili barazuan në ndeshjen tjetër. Skocia ka pritur për fitore në Botëror plot 13 mijë e 147 ditë. Skocia së fundi ka luajtur në Botëror në vitin 1998, por fitoren e fundit e ka shënuar në vitin 1990. Haiti po luan në Botëror për herë të dytë, derisa në vitin 1974 i kishte humbur të gjitha tri ndeshjet. /Klankosova.tv