Rruajti kokën në ditën e dasmës për t’u solidarizuar me burrin me kancer NULL NULL 20.04.2016 18:00 20.04.2016 18:00 Për nder të burrit të saj që është i sëmurë nga kanceri, një nuse vendosi që ta rruaj kokën e saj. Craig dhe Joan Lyons njihen që 30 vjet, e Craig gjithonë ka qenë i dashuruar në të, transmeton Klan Kosova. “Kam ra në dashuri me të kur ishin 14 vjeçar”, u shpreh Craig. 18 muaj më herët ai vendosi që t’i tregojë asaj se si ndihej dhe më në fund ata vendosën të martohen. Ndonëse ata kishin planifikuar më vonë, gjithçka u ndërrua kur Craig kuptoi që është i sëmuurë me kancer të pankreasit. Si shenjë solidariteti, Joan vendosi që t’i pres flokët e saj dhe të ecte me kokën e rruar drejtë altarit. “Kjo ishte hera e parë që Joan e kam parë pa flokë dhe ajo dukej e mrekullueshme”. “Ajo është gruaja e ëndrrave të mija”, u shpreh Craig. Joan i ka dhuruar flokët në një organizatë bamirëse e cila bën paruke për fëmijët të cilët i humbasin flokët gjatë kimioterapisë.