KQZ: Po vazhdon numërimi i votave nga 30 përfaqësi diplomatike NULL NULL 12.06.2026 17:27 12.06.2026 17:27 Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike, proces i cili ka nisur pasditen e 11 qershorit. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri të premten, më 12 qershor 2026, në orën 17:00, janë numëruar 23 nga gjithsej 47 vendvotime të përfaqësive diplomatike. Votimi në përfaqësitë diplomatike është mbajtur më 6 qershor 2026 në 30 përfaqësi diplomatike, të shpërndara në 18 shtete. Nga 27,724 shtetas të regjistruar për të votuar, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 22,860 qytetarë, që përbën 82.46 për qind të votuesve të regjistruar. KQZ ka bërë të ditur se fletëvotimet e këtij procesi janë ende në numërim, ndërsa rezultatet e secilit vendvotim publikohen menjëherë pas përfundimit të numërimit dhe transmetohen në platformën zyrtare të rezultateve. /Klankosova.tv