Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndarja e shtesave për sektorin privat nis nga e hëna

NULL NULL
12.06.2026 16:48

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se puna e komisionit vlerësues të aplikimeve për Pakon për Përballje për masën e sektorit privat është drejt përfundimit.

Ai tha se ekzekutimi i pagesave pritet të nisë nga e hëna e javës së ardhshme.

“Që në fillim të kësaj jave, komisionet vlerësuese kanë filluar punën për shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura nga Pakoja për Përballje me Inflacion 2.0, konkretisht mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, dhe studentët”, ka njoftuar Murati në Facebook.

“Puna e komisionit për masën e sektorit privat është drejt përfundimit, dhe ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet në fillim të javës që vjen, pra të hënën”.

“Kurse komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar. Edhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë sapo listat për pagesa të jenë gati për ekzekutim”.

lajme të ngjashme