Kelmendi: Rezultati i Exit Poll-it nuk ndikon në rezultatin zgjedhor (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 16:00 07.06.2026 16:00 Gazetari dhe autori i emisionit ‘Rubikon’ në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi ka deklaruar se Exit Poll-i nga PIPOS, i cili jepet direkt në Klan Kosova, sipas tij tregon vetëm dy gjëra, trendin e votimit dhe trendin e sinqeritetit të qytetarëve. Sipas Kelmendit, rezultati i Exit Poll-it nuk ndikon në rezultatin zgjedhor, transmeton Klankosova.tv. “Anketuesit, pra ata njerëz që dalin nga qendra e tyre e votimit dhe tregojnë për kë kanë votuar, e nuk e tregojnë gjithmonë të vërtetën, normal që devijon rezultati i Exit Poll-it, por jo edhe rezultati në kuti. Kështu që Exit Poll-i duhet kuptuar si matje e trendit por edhe matje e sinqeritetit, besueshmërisë së popullatës sonë”, u shpreh Kelmendi në Klan Kosova.