Veç 25 persona votuan deri më tani në fshatin e Rexhep Selimit (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 15:40 07.06.2026 15:40 Në fshatin Aqarevë, vendlindjen e ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili aktualisht po përballet me proces gjyqësor në Hagë, pjesëmarrja në zgjedhje deri më tani ka qenë e ulët. Sipas të dhënave nga vendvotimi, nga 790 qytetarë me të drejtë vote, deri në këto momente kanë votuar vetëm 25 persona. Ndërkaq, në zgjedhjet e fundit gjatë gjithë procesit zgjedhor kishin votuar rreth 210 qytetarë. Mbetet të shihet nëse në orët e mbetura të procesit zgjedhor do të ketë rritje të pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë fshat./Klankosova.tv