Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rreth 160 votues me kusht në “Hysni Zajmi” të Gjakovës (VIDEO)

NULL NULL
07.06.2026 15:30

Pa probleme e pa ndonjë parregullsi është duke u zhvilluar procesi zgjedhor në shkollën “Hysni Zajmi” në Gjakovë.

Në këtë qendër qytetarët kanë mundësi që të votojnë me kusht dhe sipas menaxherit, Gjokë Tahiri, deri në këtë kohë gjithçka ka shkuar mirë.

Ai ka treguar edhe numrin e votuesve me kusht në këtë qendër, duke thënë se përafërsisht është I njëjtë me zgjedhjet e kaluara.

“Rreth 160 votues deri më tash. Deri në këtë kohë, përafërsisht është e njëjtë me zgjedhjet e kaluara”, ka thënë ai për Klan Kosovën. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme