Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Popullata është lodhur”, bie interesimi i votuesve në Radivojcë të Vitisë (VIDEO)

NULL NULL
07.06.2026 15:26

Në shkollën fillore “Nazmi Pajaziti” në Radivojcë të Vitisë, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, nga 1512 persona, sa kanë të drejtë vote në këtë qendër votimit, vetëm 200 persona ushtruan të drejtën e votës.

Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami bëri të ditur se sipas vëzgjueseve, numri i votueseve në këtë qendër votimi është rritur pas orës 13:00, transmeton Klankosova.tv.

Drejtori i shkollës “Nazmi Pajaziti”, njëherësh menaxher i qendrës, Nezir Hasani, tha se procesi zgjedhor ka shkuar qetë, teksa shtoi se fluksi i qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e votës po rritet.

Megjithatë, sipas Hasanit, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ka pasur rënie të interesimit të votueseve.

“Interesimi mundet me rënë, për shkak se brenda një viti me pasë katër-pesë palë zgjedhje, janë lodhur edhe popullata, sepse kjo është mundim dhe humbje kohe për njerëzit”, tha ai për Klan Kosova.

lajme të ngjashme