Gjakovë: Atmosferë e qetë në ditën e votimit, interes i ulët i qytetarëve (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 08:02 07.06.2026 08:02 Në Gjakovë po mbretëron atmosferë e qetë në ditën e votimit. Në qendrën më të madhe të votimit, në shkollën “Fehmi Agani”, qytetarët kanë filluar të ushtrojnë të drejtën e votës që nga ora 07:00. Nga terreni po raporton gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, e cila thotë se deri në këto momente nuk është vërejtur interes i lartë i qytetarëve./Klankosova.tv