Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i Malit të Zi

NULL NULL
05.06.2026 14:28
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i Malit të Zi
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i Malit të Zi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është mikëpritur nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili mbledh liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Samiti ka për qëllim riafirmimin e partneritetit strategjik dhe angazhimit të përbashkët për ecurinë e procesit të integrimit europian të rajonit, transmeton Klankosova.tv.

Ky takim zhvillohet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel dhe do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.

Në Samit po marrin pjesë gjithashtu Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

 

lajme të ngjashme