Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vincenzo Italiano emërohet trajner i Beshiktashit

NULL NULL
05.06.2026 11:47
Vincenzo Italiano emërohet trajner i Beshiktashit

Klubi turk Beshiktash JK ka arritur marrëveshje me trajnerin italian Vincenzo Italiano, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat italiane dhe turke, Italiano ka pranuar ofertën e Beshiktashit dhe do të firmosë kontratë deri në verën e vitit 2028, ndërsa do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon.

Negociatat mes palëve kanë hyrë në fazën finale dhe marrëveshja konsiderohet e mbyllur.

48-vjeçari largohet nga Bologna pas dy sezoneve të suksesshme, ku arriti të fitonte Kupën e Italisë dhe të rikthente klubin mes skuadrave konkurruese në arenën evropiane.

Për Italianon kjo do të jetë aventura e parë jashtë Italisë, ndërsa drejtuesit e Beshikatshit besojnë se ai është njeriu i duhur për ta rikthyer ekipin në garën për titull në Turqi dhe për ta bërë konkurrues në Evropë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme