Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LDK thërret qytetarët: Bashkohuni sonte në tubimin përmbyllës në Prishtinë

NULL NULL
05.06.2026 10:47

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen sonte, në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, nga ora 20:00.

Pas javësh takimesh me qytetarë në të gjithë Kosovën, partia thotë se tubimi do të përcjellë mesazhin për institucione stabile, zhvillim ekonomik dhe drejtim euroatlantik.

“Pas takimeve me qytetarë në çdo vend të Kosovës me javë të tëra, po mblidhemi në kryeqytet për ta dhënë mesazhin tonë të përbashkët: Kosova ka nevojë për institucione stabile, zhvillim ekonomik dhe një drejtim të qartë euroatlantik. Sot, më 5 qershor, në ora 20:00, në Sheshin Skënderbeu, bashkohemi për ta përmbyllur këtë fushatë me besim, përgjegjësi dhe vizion për të ardhmen.
Ejani të gjithë!”, shkroi LDK në Facebook. /Klankosova.tv
lajme të ngjashme