Krasniqi krahason Kurtin me diktatorët më famëkeq në botë: Erdhi me dhunë, do shkojë me dhunë (VIDEO) NULL NULL 04.06.2026 23:05 04.06.2026 23:05 Kandidati për deputet nga PSD-ja, Florin Krasniqi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për mënyrën e ushtrimit të pushtetit dhe përçarjen e skenës politike. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Krasniqi e krahasoi Kurtin me figura famëkeqe autoritare të historisë, duke pretenduar se ai përdor metoda të ngjashme për përqendrimin e pushtetit. “Shumë njerëz të ditur e votojnë Kurtin, por nuk e kanë logjikën e mençurinë me kuptu çka kanë bërë paraardhësit e tij, Hitleri, Stalini, Enver Hoxhaj. Të njëjtën formulë, të njëjtën metodë. Kur njeriu nuk mundet me stabilizu politikën e Kosovës me 51 për qind nuk mundet as me 61 për qind, atij i duhen 100 për qind, ose e mban një opozitë formale si në vendet tjera”, tha ai në Klan Kosova. Sipas kandidatit të PSD-së, qytetarët do të jenë ata që do të japin vlerësimin përfundimtar për qeverisjen aktuale në zgjedhjet e 7 qershorit. “Pa e dënu populli, ky nuk merr vesh, nuk do të shkojë në mënyrë të qetë, ka ardhë me dhunë do të shkojë me dhunë. Koha do ta tregojë se unë kam të drejtë”.