Rodri pyetet për Realin NULL NULL 04.06.2026 22:45 04.06.2026 22:45 Ylli i Manchester Cityt, Rodri, ka refuzuar të flasë për spekulimet se do të transferohet te Real Madridi. Ai as i mohoi, as i pohoi, deklaratat e kandidatit për president të Mbretërve, Enrique Riquelme, se do ta sjellë Rodrin në “Santiago Bernabeu”. “A kam marrëveshje me Enrique Riquelmen për të shkuar te Real Madridi? Këtu jam për të folur për Kupën e Botës”. “Çdo gjë rreth të ardhmes sime duhet të presë pas përfundimit të Botërorit”.