Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekskluzive: Aksidentohet Sinan Vllasaliu, futet në operim – pikëpyetje për dasmën e Dua Lipës

NULL NULL
04.06.2026 22:16

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, ka pësuar një aksident me motor.

Prive Klan Kosova ka mësuar ekskluzivisht se artisti ka pësuar lëndime në këmbë. Ai aktualisht ndodhet në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Fatkeqësisht aksidenti ndodhi vetëm pak ditë pasi u zbulua se këngëtari ishte përzgjedhur të këndonte në dasmën e yllit botëror, Dua Lipa e cila do të zhvillohet në Itali, raporton Klankosova.tv.

Nuk ka informacione të tjera lidhur me gjendjen e tij dhe nuk dihet nëse i njëjti do të mund të rikuperohet për të marrë pjesë në ceremoninë e martesës së Lipës.

Shërim të shpejtë!

lajme të ngjashme