Vjosa Osmani nga Gjilani: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në (VIDEO) NULL NULL 04.06.2026 13:07 04.06.2026 13:07 Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një kthesë vendimtare drejt ndryshimit dhe bashkimit. Gjatë një tubimi në Gjilan, Osmani tha se vizioni i saj politik mbështetet në punë konkrete. “Ne besojmë në punë, jo në premtime të pafunda. Besojmë në rezultate dhe jo në propagandë të tmerrshme. Ne besojmë në aleancën strategjike me SHBA-të dhe jo në shkatërrimin e saj, që Kosovën ta bëjë të pasigurt”, deklaroi ajo. Sipas Osmanit, forcimi i partneritetit me Shtetet e Bashkuara mbetet një nga prioritetet kryesore për të ardhmen e Kosovës. /Klankosova.tv