Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy persona ikin nga Qendra Korrektuese në Lipjan, kapen nga policia

NULL NULL
04.06.2026 09:47
Dy persona ikin nga Qendra Korrektuese në Lipjan, kapen nga policia
Qendra Edukuese Korrektuese ne Lipjan

Dy persona kanë ikur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, por janë kapur dhe rikthyer në institucion nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, më 3 qershor 2026, rreth orës 21:28, policia është njoftuar nga zyrtarët Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin arritur të largoheshin nga qendra, raporton klankosova.tv.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime për lokalizimin e tyre.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë rikthyer në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan.

“Lipjan / 03.06.2026 – 21:28. Policia është njoftuar nga zyrtarët korrektues të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin ikur nga qendra. Policia me të marr informacionin ka ndërmarr veprimet taktiko-operative ku edhe ka arritur ti arrestojë të dyshuarit të cilët janë kthyer në Qendër Korrektuese në Lipjan”.

lajme të ngjashme