Krasniqi: Qytetarët që fyejnë e kërcënojnë online janë të nxitur nga një lider politik (VIDEO) NULL NULL 20.05.2026 08:45 20.05.2026 08:45 Vullnet Krasniqi Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin “Ora Shtatë” ka deklaruar se shumica e qytetarëve që komentojnë negativisht, ofendojnë dhe fyejnë nëpër rrjetet sociale, sipas tij, janë të nxitur nga figura publike apo liderë politikë. Ai shton se gjuha që të njëjtit përdorin, është e njëjta si e përfaqësuesve politikë apo figurave publike që i përkrahin, transmeton Klankosova.tv. “Janë dy lloje të fyerjeve, kërcënimeve, ofendimeve që bëhen. Më shqetësuese janë fyerjet dhe kërcënimet që bëhen nëpër rrjete sociale kur nxitet prej një figure publike. Problemi më i madh tek ne është se shumica e njerëzve fyejnë, ose denigrojnë, apo ofendojnë dikë për shkak se janë të nxitur nga një lider politik apo figurë publike”, tha Krasniqi në Klan Kosova. “Shumica e njerëzve fyejnë sot në rrjete sociale për shkak se e përfaqësojnë një ide politike ose parti politike. Nëse e shihni këta njerëz që fyejnë, gjuha e tyre është zakonisht gjuhë e përdorur që së pari e kanë dëgjuar apo e kanë marrë prej politikanëve”, u shpreh gazetari.