Dy mjekët e arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për ryshfet u përgjuan për muaj të tërë NULL NULL 15.05.2026 19:13 15.05.2026 19:13 Dy mjekët e arrestuar së fundmi në Vushtrri dyshohet se kanë qenë nën masa të fshehta hetimore që nga muaji shkurt i vitit 2026. Sipas burimeve të gazetares së Klankosova.tv, Arbreshë Uka, autoritetet hetimore kishin vendosur pajisje përgjimi në dhomat/ordinancat e dy mjekëve brenda spitalit, në kuadër të hetimeve që po zhvilloheshin ndaj tyre. Burimet bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka qëndruar në hapësirat e spitalit për të tërhequr pajisjet e përdorura për masat e fshehta të vëzhgimit dhe përgjimit. Bëhet fjalë për mjekët Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhepi, ndaj të cilëve Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji. Nga një muaj paraburgim për mjekët e arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për ryshfet