Maqedonci takohet me homologun e tij britanik në Turqi NULL NULL 07.05.2026 12:52 07.05.2026 12:52 Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Turqi është takuar me Ministrin e Shtetit për Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker. Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci tha se falenderoi homologun e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në proceset shtetformuese të Kosovës, raporton KlanKosova.tv. Me këtë rast, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe rolin e rëndësishëm që Mbretëria e Bashkuar ka luajtur përgjatë proceseve shtetformuese dhe forcimit të institucioneve të sigurisë e mbrojtjes së Kosovës.