Noizy paraqitet në Gjykatë – kjo është arsyeja! NULL NULL 06.05.2026 11:20 06.05.2026 11:20 Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është paraqitur mëngjesin e të mërkurës në Gjykatën e Posaçme. Noizy është palë e dëmtuar në procesin ndaj të akuzuarve si anëtarë të një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, raporton A2, transmeton Klankosova.tv. Një nga episodet për të cilat akuzohen anëtarët e grupit është shpërthimi me eksploziv i lokalit në Currila, Durrës, në pronësi të tij.