“Festa vazhdon me sofrën Pejane”, KB Trepça tallet pasi siguroi finalen NULL NULL 04.05.2026 09:50 04.05.2026 09:50 Kampioni në fuqi i basketbollit kosovar, KB Trepça, ka siguruar finalen pas një përballjeje dramatike ndaj KB Peja. Mitrovicasit triumfuan në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të “play-off”-it me rezultat 96:103. Pas fitores, Trepça reagoi shkurt, por fuqishëm në rrjetet sociale: “Jo në nivelin tonë! Jeni 🤏 [të vegjël] për TREPÇËN!” Në anën tjetër, skuadra pejane e cilësoi këtë sfidë si një luftë të madhe deri në sekondat e fundit, raporton Klankosova.tv Ndërkohë, rivaliteti vazhdoi edhe jashtë parketit, me tifozëritë që vërshuan në komentet e faqeve zyrtare të të dy klubeve. Trepça publikoi edhe një tjetër postim talljeje ndaj klubit tjetër me mbishkrimin “Festa vazhdon me sofrën Pejane”, i shoqëruar me një video festive me muzikë. /Klankosova.tv Siguruan finalen, mitrovicasit thumbojnë Pejën: Jeni të vogël për Trepçën Dramë në Karagaç, Trepça siguron finalen