Kurti vazhdon ta përkrahë Rushitin, e jo Vjosa Osmanin NULL NULL 28.04.2026 23:07 28.04.2026 23:07 Kryeministri Albin Kurti vazhdon të jetë në favor të kandidates Feride Rushiti për presidente, në raport me kandidaten e përmendur nga LDK-ja, ish-presidenten Vjosa Osmani. Kurti, në konferencën për media pas ndërprerjes së seancës së orës 19:00, tha se LDK-ja mund t’ia dërgojë 15 nënshkrime dhe një emër për president, teksa shtoi se kandidatja e propozuar nga partia e tij, Hatixhe Hoxha, do të tërhiqet nga gara. Por, LDK-ja tha se nuk do t’ia ofrojë nënshkrimet meqë, sipas deputetëve të kësaj partie, Kurti po do vetëm që ta ketë Grupin Parlamentar të LDK-së në sallë për t’ia bërë kuorumin kandidates së vet, Feride Rushitit. Deri më tani, siç mëson Klankosova.tv, Kurti nuk është tërhequr nga përkrahja ndaj kandidates Rushiti. Seanca e thirrur për në orën 23:00 ende nuk ka filluar.